Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të fshatit Kolanec, në Maliq.
Policia tha se nje automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur dy persona, drejtuesi dhe pasagjeri.
Njoftimi i policise:
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Më datë 16.07.2022, rreth orës 14:00, në fshatin Kolanec, Maliq, shtetasi Sh. Xh., 38 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Jeep”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar shtetasja V. T., pasagjere në mjet, e cila ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.
burimi lajmifundit.al/