Konsumatorët shqiptarë kanë paguar rreth 385 milionë euro taksa për mjedisin në 2020-n përmes taksave të energjisë, transportit, ndotjes dhe burimeve natyrore.
Sipas INSTAT, në vitin 2020, të ardhurat nga taksat mjedisore arritën në vlerën e rreth 47 miliardë lekë, duke pësuar një rënie prej 12,64%, krahasuar me vitin 2019.
Nga struktura e të ardhurave të taksave mjedisore për vitin 2020, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 83,02%, pasuar nga taksat e transportit 11,69%, taksat e ndotjes me 5,17 % dhe taksat e burimeve natyrore me 0,12%.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gjatë vitit 2020, të ardhurat nga taksat e energjisë kanë pësuar rënie prej 14,22%, ndërkohë që të ardhurat nga taksat e burimeve natyrore kanë rënë me 8,32%.
Gjatë së njëjtës periudhë, të ardhurat nga taksat e ndotjes gjithashtu kanë pësuar rënie me 8,06%, ndërsa të ardhurat nga taksat e transportit kanë rënie prej 1,99%.
Në 2020, pesha e të ardhurave nga taksat mjedisore ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) është 2,84%, duke pësuar një rënie me 0,32 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019.
Të ardhurat nga taksat mjedisore, në vitin 2020, përbëjnë 11,71% të të ardhurave tatimore gjithsej dhe kontributeve shoqërore duke pësuar një rënie me 0,83 pikë përqindje, krahasuar me 2019, raporton INSTAT./Monitor../jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/