Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gjashtë p ersona mbetën të vdekur nga një aksident masiv në Montana, SHBA, ku u përfshinë 21 makina.
Sipas autoriteteve lokale, shkaku i aksidentit ishte një stuhi pluhuri në një rrugë kryesore, ku era arriti deri në 100 km/h shpejtësi.
Prokurori i Përgjithshëm i shtetit, Auston Knudsen, tha se patrulla e autostradës ka nisur hetimet për të përcaktuar detajet.
Një dëshmitare okulare, Ariel Dehart, tha për CNN sesi një rulot ishte çarë në dysh para syve të saj.
“Shikueshmëria ishte shumë e dobët për shkak të erës së fortë. Ajri ishte i ngrohtë, një çmenduri”, tha ajo.
Incidenti ndodhi të premten, rreth orës 16:30 me orën lokale, pak kilometra nga qyteza Hardin.
Për shkak të përplasjes së makinave u krijua një radhë kilometrike me qindra mjete të tjera dhe rulotë të cilët nuk mund të lëviznin./a2 cnn..jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/