Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja në fshatin Brataj të Selenicës, ku 38-vjeçari Vitrin Çobaj mbajti peng për rreth katër orë anëtarët e një familjeje.
Çobaj ka shkuar në banesën e shtetasit F. F., 47 vjeç, rreth orës 06:00 të së shtunës, me maskë të kuqë dhe ka kërcënuar me armë çifte familjarët.
Sipas dëshmisë së tyre, mësohet se ai ka tentuar të abuzojë me gruan, por ka abuzuar me vajzën 17 vjeçe, e cila kishte probleme invaliditeti që lidhen me shikimin me aftësi të kufizuar.
Çobak, i cili ishte nga fshati Vajzë, kishte shkuar një ditë më parë dhe ishte hequr si kasap që donte të blinte një viç.
Sipas dëshmisë së kryefamiljarit, 38-vjeçari ka detyuruar gruan që ta lidhë, e më pas e ka lidhur edhe atë vetë.
Ai i ka futur të gjithë anëtarët e familjes në kasolle dhe ka abuzuar me një nga vajzat. Ka qenë vajza e madhe ajo që ia ka dalë të largohet dhe ka kërkuar ndihmë në lagje, aty ku familja jeton vetëm 30 minuta larg rrugës kryesore../jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/