A do futet Butrinti të shtunën në BBVA? Mikela e thotë troç: Mezi pres të shoh reagimin e Luizit

Jil
Jil
1 Min Read

Prej disa kohësh përflitet se Butrint Imeri mund të futet në “Big Brother VIP2”.

Fillimisht u tha se këngëtari do hynte të martën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, për të surprizuar Kiara Titon me rastin e ditëlindjes. 

Por ditën e djeshme në emisionin “Shqipëria Live” u hodhën dyshimet se Butrinti mund të futet si banor.

E ftuar në studio ishte ish-banorja, Mikela Pupa, e cila u shpreh se futja e Butrintit nuk do ndikonte te Kiara pasi historia e tyre ka vite që ka mbaruar. Por jo vetëm kaq, pasi sipas Mikelës, kjo gjë do ndikonte edhe te këngëtari i njohur, Luizi Ejlli.

Ky i fundit ka treguar që në fillim një interes për moderatoren e njohur. Megjithatë gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve dhe pritet të shihet ç’do ndodhë këtë të shtunë në spektaklin e madh

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *