A e dini pse e kruajmë kokën kur jemi në siklet? Përgjigjja është befasuese

Jil
Jil
2 Min Read

Kruajtja e kokës është një gjest që të gjithë e njohim që nga fëmijëria dhe studiuesit e lidhin me të menduarit dhe studimin e veprimit të ardhshëm.

Shumë shpesh, edhe ju mund ta keni bërë këtë veprim kur mendoni për gjërat të cilat është e nevojshme t’i bëni apo t’i thoni.Përgjithësisht, bëhet fjalë për situatat në të cilat është e nevojshme të mendohemi mirë para se të vendosim për ndonjë veprim, ndërkaq të kruarit e kokës është pikërisht reagim automatik i trupit tonë.

Truri, situatat e tilla i interpreton si stresuese, ndërkaq çdo formë e prekjes së pavetëdijshme paraqet përpjekje për të qetësuar dhe ta ngushëlluar veten, shpjegojnë psikologët. Gjestet automatike, siç janë kruajtja e kokës apo masazhi i qafës paraqesin shprehje të jashtme të gjendjes së brendshme të njeriut.

Psikologët konsiderojnë që shumica e këtyre gjesteve të pavetëdijshme, të cilat përfshijnë prekjen e vetes, paraqesin dëshirën e njeriut që të ngushëllohet në momentet e pasigurisë apo të stresit. Në këtë mënyrë, i japim besim vetes që të arrijmë zgjidhjen më të mirë.

Krujatja e kokës është një sërë lëvizjesh të pavetëdijshme me të cilat njeriu përpiqet t’i vijë në ndihmë vetes që të qetësohet dhe të ulë nivelin e stresit, ndërkaq ai është i orientuar në drejtim të kokës, sepse pikërisht ajo është burim i atij stresi. 

LIFE STYLE Kuriozitet

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *