A e dini se për çfarë shërbejnë vrimat në filtrat e cigareve?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ja për çfarë shërben vrima në filtrin e cigares…

Nëse jeni duhanpirës, me siguri keni vënë re se cigaret më të reja kanë një filtër pak më të ndryshëm nga ato të vjetrat.

Jo të gjitha, por shumica sot kanë një lloj vrime në filtër dhe të gjithë duhanpirësit janë të interesuar se për çfarë shërben.

Të gjithë e dinë se pirja e duhanit është e dëmshme, jo vetëm për konsumuesit e rregullt, por edhe për duhanpirësit pasivë. Në shumicën e vendeve të botës, pirja e duhanit në ambientet publike është plotësisht e ndaluar, gjë që ka ndikuar shumë në shitjen e këtyre produkteve jo të shëndetshme.

Kështu, prodhuesit dolën me idenë për të bërë një version më të butë, “të lehtë” të cigareve, të cilat (gjoja) shkaktojnë më pak dëm për shëndetin. Këtu hyjnë në lojë këta filtra …

Filtrat e cigareve “Light” përmbajnë vrima shumë të vogla ajrimi nëpërmjet të të cilave tërhiqet ajri shtesë kur duhanpirësi thith tym.

Ato janë bërë me qëllim që të kenë një efekt më pak të dëmshëm në përqendrimin e substancave toksike, sepse hollojnë tymin. Prandaj duhanpirësit shpesh i përjetojnë më mirë këto cigare.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se të gjitha cigaret janë të dëmshme dhe mund të shkaktojnë sëmundje të shumta, nga kardiovaskulare në ato malinje, dhe kjo vlen edhe për ato “të lehta”…

Scroll to Top