A është Luiz i sëmurë apo jo? Biseda mes banoreve rikthen dyshimet

Jil
Jil
2 Min Read

A është Luiz i sëmurë apo jo? Kjo pyetje ishte bërë së fundmi temë diskutimi kudo.

Në atë periudhë u tha se ai nuk është i sëmurë, duke bërë që kjo çështje të harrohej, por dyshimet se këngëtari ka probleme shëndetësore janë rikthyer sërish.

Mbrëmjen e kaluar teksa të gjithë ishin duke u argëtuar në oborr, ai po qëndronte në dhomën e gjumit.

Fillimisht këngëtari filloi të dridhej, ku ishte këngëtarja Nita Latifi e cila e pa dhe iu afrua për të pyetur nëse ndihej mirë.

Për të mos alarmuar të tjerët, Luizi ka shkuar më pas në dhomën e rrëfimit ku dhe më pas mendohet se është vizituar nga një doktor, dhe këtë nuk e zbuluan kamerat e shtëpisë, por ka qenë Maestro i cili e ka treguar gjatë një bisede me Kiarën, e cila i ka kërkuar që të mos e diskutojë këtë.

Në një video që është bërë virale në rrjet, Armaldo dëgjohet teksa i thotë moderatores: Po paska ardhur një doktor për atë, paska ardhur një doktor

Gjithashtu, në një tjetër moment Kiara dëgjohet teksa i thotë Ermionës që të mos e shqetësojë Luizin dhe se atij i duhen ilaçe specifike.

Kiara: Nuk ke se çfarë i bën

Ermiona: Po kam unë moj ilaçe

Kiara: Po nuk i pi pra, sepse do ilaçe specifike, ai i ka pirë tani do thjesht të rrijë të flerë. Mos i fol fare se bëhet shumë nervoz, do të ta ktheje përgjigjen keq

Ermiona: Mua më erdhi gjynah, sepse sma ktheu përgjigjen siç ma kthente gjithmonë. Unë kam ilaçe

Kiara: Ato duan ilaçe specifike, nuk mund ti japësh ilaçe të tjera

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *