“A ju tremb hija e Vis Martinajt?” Ulsi Manja “pason topin” tek Bledi Çuçi: Pyesni ministrin e Brendshëm

Jil
Jil
1 Min Read

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka zgjedhur të mos i përgjigjet pyetjes së gazetares së ABC, Esiona Konomi, kur u pyet se pse vjen kontrolli në banesën e Ervis Martinajt pas 5 muajsh që kur ai u shpall i zhdukur. Manja ka thënë se policia dhe prokuroria po heton lidhur me këtë ngjarje.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ndërkohë ministri u pyet edhe pse nuk ka asnjë të arrestuar apo të shoqëruara, pavarësisht se në banesën e Ervis Martinajt u gjetën një arsenal i madh armës.

Edhe kësaj pyetje Ulsi Manja nuk i është përgjigjur duke thënë se është Bledi Çuçi ministri përgjegjës për tu përgjigjur.

“Unë jam ministri i Drejtësisë. Me këtë çështje duhet të merren prokuroria e shtetit dhe policia. Ka një ministër edhe për policinë, që është kolegu im Bledi Çuçi.” tha Ulsi Manja.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *