A ka folur Jeton Lami? Shoqëroi Ervis Martinajn pak ditë para zhdukjes, Klodiana Lala zbardh detajet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Jeton Lami, oficeri i Forcave Operacionale, i cili është vënë në pranga për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi shoqëronte Martinajn pak ditë përpara se ky i fundit të zhdukej, ka refuzuar të japë shpjegime.

Dëshmia e tij konsiderohej kyçe në zbardhjen e rastit, por Lami ka vendosur të mos japë shpjegime.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se në këto kushte, prokuroria e Kurbinit është detyruar të zgjasë edhe me 3 muaj të tjerë afatin e hetimit për të, duke arsyetuar se do të kryejë veprime të tjera hetimore.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ervis Martinaj ishte person në kërkim ndërkombëtar, pasi Nuredin Dumani e akuzoi atë se i kishte premtuar 500 mijë euro që të ekzekutonte rivalin e tij Endrit Dokle, kur familja denoncoi humbjen e kontakteve me të.

Prej gjashtë muajsh fati i njeriut të cilësuar si “mbreti i lojërave të fatit”, vijon të mbetet i mbuluar nga misteri dhe policia ende nuk ka një përgjigje nëse Ervis Martinaj e ka inskenuar ngjarjen, apo është rrëmbyer e vrarë nga kundërshtarët.

Scroll to Top