“A ke ndonjë tjetër jashtë shtëpie?”, Luizi e pyet troç, Kiara habit me përgjigjen

Jil
Jil
2 Min Read

Kiara dhe Luizi mbrëmë patën një nga momentet më të bukura në shtëpinë e Big Brother VIP. Ata darkuan me rastin e ditëlindjes së moderatores dhe shkëmbyen disa fjalë shumë të rëndësishme.

Luizi ishte i interesuar për të mësuar nëse Kiara e ka harruar Butrintin, ish-të dashurin e saj, ose nëse ka ndonjë lidhje tjetër. Përgjigjen e mori pa u munduar shumë, sepse ajo e filloi vetë dialogun pikant.

“Je më i miri nga të gjithë këtu”, i tha bukuroshja këngëtarit shkodran. “Si pamje apo në si njeri?”, e pyeti ai menjëherë, duke hapur një nga temat më delikate të komunikimeve të tyre në shtëpi.

“Edhe si pamje, edhe si njeri, je më i miri nga të gjithë këtu”, iu përgjigj Kiara. Luizi më pas kaloi kufijtë e shtëpisë: “Po jashtë, a jam më i miri? A ka ndonjë tjetër më të mirë jashtë?”

Kiara nuk ngurroi ta thotë troç përgjigjen e saj. “Jashtë duhet parë se si do jemi. Nuk ka tjetër jashtë”. Kjo ishte fjalia më çliruese e mundshme për Luizin.

Kiara nuk e ka më mendjen te Butrinti dhe as nuk ka ndonjë lidhje tjetër jashtë shtëpisë së Big Brother VIP. Kjo i jep krahë Luizit për të këmbëngulur më shumë për dashurinë e tij.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *