“A keni nëna ju që të…”/ Qytetarja ia “plas” në sy Ramës dhe e sfidon publikisht: Nuk shpresoj!

Jil
Jil
2 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një grua në Kamëz, e cila kërkoi ndërtimin e një shkolle të re.

Rama i premtoi zonjës se shkolla do të niste të ndërtohej për dy javë, por ajo shfaqi mosbesim.

Kryeministri i kërkoi që të mos hidhte kunja dhe i tha se premtimin do ta mbant

e, madje sipas tij, ai do të shkonte vetë ta takonte gruan pas dy javësh, kur të nisnin punimet.

Pjesë nga replikat mes tyre:

Gruaja: Kam 60 vite që jetoj në Kamëz. Ktheji sytë nga ky trualli bosh. Kam bërë shkollën unë, kanë bërë shkollën dy fëmijët e mi.

Rama: I kam kthyer sytë dhe për dy javë aty fillon të ndërtohet shkolla.

Gruaja: Më fal a mund t’i bëj një pyetje kryebashkiakut. A keni nëna ju që të bëjnë një rrugë 2 kilometra në ditë me çantë në shpinë dhe të shkojnë atje matan?

Rama: Tani mbasi e more përgjigjen që do të bëhet shkolla, nuk u ule aty, por do ta nxjerrësh prap kunjën për dy kilometra.

Gruaja: Nuk është kunjë zoti kryeministër.

Rama: E para, duhet të jemi të vetëdijshëm që ka ende probleme të tilla, se po mos të kishte s’do isha unë këtu, sepse s’ka kush i bën tjetër.

Gruaja: Faleminderit por unë nuk shpresoj.

Rama: Sa është data sot, për dy javë do jemi këtu, do vij edhe unë këtu në takim me ty edhe po nuk ishte këtu kompania e punimeve do të kemi punë me kryetarin e bashkisë pastaj. Unë problem e kam ta them fjalën, po po e thashë e mbaj pastaj.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *