Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, i është betuar këtyre të fundit se nuk do tërhiqet nga vendimi për protestat dhe betejat kundër qeverisë do të vazhdojnë edhe pas protestës së 11 shkurtit.
Pyetje: A do vazhdojnë protesta pas 11 shkurtit?
Berisha: Edi Rama është armik i egër i votës. Ju garantoj dhe ju betohem se kurrë nuk do të shmangem, do vazhdoj deri në fund të kauzës. Nëse ne vendosim, ndërgjegjësohemi që Rama ka marrë peng të ardhmen e vendit duhet të bëjmë gjithçka për përmbysjen e tij.
Sakaq i pyetur në lidhje me qëndrimin e protestës, Berisha tha se qëllimi i saj është rrëzimi i qeverisë dhe se nuk ka kthim pas këtij vendimi.
Pyetje: Protesta e 11 shkurtit do jetë marshim normal apo do jemi qëndresë?
Berisha: Protesta do jetë nje revolucion që synon rrëzimin e kësaj kalbësire, që e ka emrin Edi Rama.