A po lind një pëlqim mes Diolës dhe Xhonatanit? Nisin aludimet

Jil
Jil
2 Min Read

Diola dhe Xhonatani u caktuan dje nga “Vëllai i Madh” që të bënin një kërcim bashkë, në kuadër të lojës “Talent Show”, me një këngë latine

Kërcimi dhe “afrimiteti” u vu re nga banorët, ku konkretisht Armaldo dhe Olta thanë se Xhoni ka një pëlqim për Diolën. Në një bisedë me aktoren, Armaldo u shpreh se Xhoni ka eksperienca me vajzat më të mëdha në moshë, gjë që u pohua edhe nga Olta.

“Xhoni më tha që ka eksperienca me mosha më të mëdha. Kam nja dy ditë që e kam vënë re”- u shpreh Armaldo, ndërsa Olta Gixhari tha: “Ai është shumë djalë interesant, por nuk e dimë tani çfarë ndodh. Diola tha që kam një lidhje jashtë, por nuk jam e bindur nëse e ka”

Edhe gjatë provës javore, Diola dhe Xhonatni ishte bashkë si “çift” për realizimin e provës, ku duhej të kujdeseshin për një “bebe”. Dyshja u përfshinë shumë në rol dhe nisën të diskutonin dhe të afroheshin më shumë me njëri-tjetrin. Mbetet për t’u parë marrëdhënia mes tyre. Ndërkohë kujotojmë se Xhonatani është këtë javë në nominim, si pasojë e thyerjes së rregullave kryesore të formatit. Ai i dha Olta Gixharit informacione nga jashtë, gjë që u “dënua” nga “Vëllai i Madh.”noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *