JiL.al - Jeto i Lumtur

Açka- Ramës: Eja në Kuvend dhe shpjego ‘virgjinitetin’ tënd politik për patronazhimin e…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Deputetja e PD, Flutura Açka ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në Kuvend dhe të shpjegojë akuzat e opozitës ndaj tij për çështjen e ish agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Nëpërmjet një reagimi në facebook, Açka shkruan se Rama duhet të bëjë një shpjegim absolut mbi këtë çështje.

“Edi Rama duhet të vijë të shpjegojë “virgjinitetin” e tij politik në çështjen e patronazhimit të McConigal, të një druri të shtrembër të FBI-së.  Nuk i dilnin patronazhimet në Shqipëri, kishte oreks të madh.

Deri tani ka vite që krekoset në Parlament për bēmat e tij pro shqiptarëve, që e dorovitën me pushtet. Tani të shpjegohet në Parlament pse ua nxiu fytyrēn shqiptarëve.  Donte pushtet absolut, duhet të bëjë shpjegim absolut”- shkruan Açka.

Scroll to Top