Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Sot në një emision televiziv ka qenë i ftuar avokati Spartak Ngjela, i cili ka folur për sulmet kibernetike dhe të dhënat e hakerimit që po publikohen dita ditës.
Ngjela ka thënë se të dhënat e publikuara nuk përbëjnë ndonjë sekret shtetëror dhe shtoi se Rama ka prova të forta që sulmi është bërë nga Irani.
Spartak Ngjela: Fakti që Irani merret me këto gjera i nxjerr në gënjeshtër ata që kanë akuzuar si vend të radikalizmit islamik, e kemi në favor. Asnjë gjë nuk na bëjnë.
Partneri ynë i madh ka thënë se vjen nga Irani, ata dinë gjithçka, çdo gjë që lëviz në glob ato e dinë dhe Rama mori masa ekstreme.
Po të mos kishte Rama prova të sakta të ardhura nga shtet serioz, nuk e bënte. Ai ka prova të forta.
Si ndikojnë të dhënat në shoqëri?
Nuk janë sekrete, në sekrete shtetërore nuk kanë hyrë. Sekrete janë komunikimet e kryeministrit me Amerikën, me forca të mëdha të perëndimit, Gjermaninë, Anglinë, deri tani nuk kanë ndërhyrë.
Nuk janë gjëra sekrete të mëdha shtetërore.