Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë të martë në aksin Kardhiq-Delvinë. Sipas policisë 42-vjeçari E.N ka humbur kontrollin e motomjetin dhe ka dalë nga rrugë.
Për pasojë përplasja ka qenë fatale, pasi shoferi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë-Verri, shtetasi E. N., 42 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit shtetasi E. N, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.