Aksident i rëndë në Sarandë/ Makina përplaset me motorin, dy të miturit nisen me urgjencë në spital

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë, ku kanë mbetur të plagosur dy titur.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Ksamilit, ku një 33-vjeçar është përplasur me makinën e tij me një motior, i cili drejtohej nga një 16-vjeçar.

Bashkë me këtë të fundit, në motor ishte dhe një 9-vjeçar. Dy të miturit janë nisur me urgjencë për në spital

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 13:00, në hyrje të Ksamilit, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. M., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. R., 16 vjeç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri 9 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Sarandës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. M, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *