JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident mes shqiptarëve në Greqi/ Motori përplaset “kokë më kokë” me makinën, humb jetën 17-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një aksident është raportuar në Greqi. Mësohet se është aksidentuar  një 17-vjeçar shqiptar i cili banonte në Oropou. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Avlona-Skala Oropou.

17-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motoçikletë ndërsa është përplasur kokë më kokë me një automjet, që drejtohej nga I.X.

I riu shqiptar është dërguar në spital, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë, ndërsa ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.

Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa drejtuesi i makinës ka braktisur automjetin pas aksidentit, duke lënë edhe viktimën e gjakosur në vendin e ngjarjes, shkruajnë mediat e huaja.

Por autoritetet kanë rrethuar zonë duke bërë të mundur edhe arrestimin e autorit, një 30-vjeçar shqiptar që banonte në Greqi.

Scroll to Top