
Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Pogradec, ku janë përplasur dy automjete.
Njëri prej mjeteve ka rënë në kanalin në anë të rrugës.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Korrenspondentja e Tv Klan në Korçë, Daniela Zisi, mëson se dy fëmijë dhe një grua që kanë qenë pasagjerë në një prej mjeteve u dërguan në spital për kontroll mjekësor. Fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar policia dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës dhe të shkaqeve. /tvklan.al