Aksident në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhinë, 32-vjeçari përplaset me barrierën e trafik ndarëses

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhinë, pranë fshatit Gramsh mesditën e kësaj të enjteje.

Drejtuesi i automjetit tip “Peugeot”  me targa AA 273 X J, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën e trafik ndarëses duke shkaktuar kthimin  përmbys të makinës .

Ngjarja e cila ka ndodhur rreth orës 13. 30, është shkaktuar nga 32-vjeçari Kejsi Çela nga Patosi, i cili fatmirësisht ka marrë lëndime të lehta.

Policia në vendngjarje dyshon se shkak i aksidentit mund të jetë bërë humbja e vëmendjes nga ana e 32-vjeçarit dhe kalimi i shpejtësisë së lejuar në këtë rrugë.

Pas aksidentit drejtuesi i mjetit Çela  po i nënshtrohet procedurave nga ana e policisë rrugore si edhe testit të alkoolit për të zbuluar shkaqet e vërteta të aksidentit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *