Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Vuno-Himarë, ku si pasojë janë plagosur dy persona. Sipas burimeve zyrtare, aksidenti ndodhi rreth orës 18:15, ku shtetasi F. Ç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe mjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë ka mbetur i dëmtuar, së bashku me pasagjerin, shtetasin S. H. Të dy shtetasit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.