Aksident në Berat, makina godet 50-vjecaren

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Beratit.

Mesohet se 50-vjeçarja Liljana Salillari po kalonte në anën tjetër të rrugës për t’u futur në lokalin ku ishte ftuar për dasmë kur u përplas nga një automjet dhe u tërhoq zvarrë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur ‘Ua e Hanit’. Makina tip Citroen po shkonte nga Berati drejt Dimalit. Menjëherë pas aksidentit, 50-vjecarja u mor nga ambulance dhe u transportua drejt Spitalit Rajonal të Beratit ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të shumtë të policisë rrugore dhe ekspertë,që janë duke kryer edhe këqyrjen e vendgjarjes, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Paraprakisht mendohet se drejtuesi i mjetit Enea Mehmetaj, i cili është shoqëruar në polici, ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi dhe nuk e ka parë gruan që po kalonte rrugën, për shkak edhe të mungesës së ndriçimit në këtë aks nacional.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *