JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident në “Rrugën e Arbrit”, përmbyset makina, shpëton mrekullisht shoferi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në “Rrugën e Arbrit. Një automjet që lëvizte nga Tirana në drejtim të Klosit ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Vanar”.

Mjeti është përplasur me anën e sipërme të rrugës duke u shkatërruar thuajse totalisht.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Për fat të mirë drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm lëndime, ndërsa kanë qenë banorë që e kanë nxjerrë nga makina, duke i thyer xhamin.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca e Klosit për të transportuar drejtuesin e mjetit.

Po ashtu në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet të jetë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të automjetit./BW..jetoilumtu.al/

Scroll to Top