Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një aksident me pasojë plagosjen e një të moshuare ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:35, në vendin e quajtur “Kapelja” ku 30-vjeçari A. M, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar këmbësoren V. H., rreth 63 vjeçe.
Drejtuesi i motomjetit u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.