Aksident tragjik në aksin Berat-Lushje, makina përplas për vdekje këmbësorin, shoferi ia mbath

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin nacional Berat-Lushje, në fshatin Polizhan.

Një 72-vjeçar, që ka qenë duke qarkulluar me biçikletë kur është përplasur nga një makinë, që pasi e ka hedhur përtokë është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se Idajet Çobo është gjetur i shtrirë në rrugë nga drejtuesit e makinave të tjera që kanë qarkulluar më pas, të cilët kanë njoftuar policinë..

72-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat por ka gjetur vdekjen gjatë rrugës.

Trupi i pajetë i viktimës Çobo është transportuar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Efektivë të shumtë policie janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit, duke kërkuar edhe kamerat e mundshme të bizneseve apo banesave në anë të rrugës, nëpërmjet të cilave të bëjnë të mundur edhe identifikimin e targave të mjetit që e ka goditur.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *