JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksidentet rrugore, INSTAT publikon statistikat, ja çfarë ndodhi gjatë vitit të kaluar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Aksidentet rrugore gjatë vitit 2022 ruajtën një tendencë rënëse muaj pas muaji duke bërë që në finale numri i tyre të jetë 15.3 për qind më i ulët sesa viti paraardhës. Për gjithë vitin 2022, numërohen 1.165 aksidente rrugore nga 1.376 aksidente, të ndodhura në vitin 2021. 

Shifrat zyrtare të aksidenteve rrugore të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në muajin e fundit të vitit dhjetor 2022 numërohen 105 aksidente rrugore nga 119 të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 11,8%.

“Numri i të aksidentuarve është 1.599 persona nga 1.860 persona të aksidentuar në vitin 2021. thuhet në publikimin e INSTAT.

Duke u ndalur në analizimin e shifrave të dhjetorit INSTAT vlerëson se numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 120 persona nga 134 në muajin Dhjetor 2021 dhe në shumicën e rasteve shkak i këtyre aksidenteve kanë qenë drejtuesit e mjeteve.

Sipas statistikave në 79,0% të rasteve, aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 28,6% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Numri i aksidenteve rrugore për këtë grup-moshë është i njëjtë me numrin e aksidenteve rrugore në Dhjetor 2021”, vlerëson INSTAT.

 Më të ndërgjegjësuar duket se kanë qenë këmbësorët në anën tjetër duke ulur numrin e rasteve kur shkak për aksidente janë bërë këta të fundit.

“Aksidentet rrugore, në 14,3% të rasteve, në vitin 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 20,5%” nënvizon INSTAT./Monitor

Scroll to Top