JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksidenti i 7-fishtë në Librazhd, flet shoferi i trailerit: Plasi goma e parë nga rruga e keqe dhe më mori zvarrë….

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shtatë mjete janë përfshirë në një aksident zinxhir këtë të shtunë pasdite në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit” në Librazhd.

Deri tani raportohet vetëm për një vajzë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur pasi është çarë goma e një traileri dhe ka shkaktuar trafik të rënduar.

Aktualisht policia rrugore po bën të mundur drejtimin e lëvizjes me një korsi deri në largimin e mjeteve të aksidentuara.

Ndërsa ka folur edhe shoferi i trailerit që u përfshi në aksident.

Ai ka thënë për mediat se sapo ka plasur goma e parë, traileti i ka ikur anash.

Ai thekson se rruga e keqe ka ndikuar tek plasja e gomës.

“Plasi goma e parë dhe më mori zvarrë. Shyqyr që nuk kishte viktima. Rruga e keqe, ndaj plasi goma.” tha shoferi.

.Burimi https://www.botasot.info/bota/

Scroll to Top