JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksidenti i rëndë i merr jetën 18-vjeçares shqiptare në Itali (Emri + Foto)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 18-vjeçare shqiptare me banim në Castelmassa, ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident të tmerrshëm në Torretta di Legnago, në zonën e Veronese.

Lajmi u përhap në qytezën e Castelmassa në mëngjes, duke shkaktuar një valë dhimbjesh dhe hutimi për humbjen e vajzës së quajtur Bianca Papushallaj.

Sipas informacioneve fillestare, Bianca ishte duke udhëtuar me një shoqen e saj drejt Legnago-s, përgjatë rrugës provinciale 46, në një zonë fshati.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Papritur, rreth orës 21, sipas rikonstruksionit të ngjarjes rrëshqitja e frikshme bëri që makina të përplasej me një rrap.

Aktualisht nuk ka asnjë provë për kontakt me automjete të tjera, ndërsa shoqja e të resë shqiptare me iniciale M. C. Ndodhet në gjendje të rëndë.

Mjekët sqaruan se Bianca vdiq menjëherë. 18-vjeçarja ishte nxënëse e shkollës së mesme artistike Munari në Castelmassa dhe së fundi kishte filluar të punonte në fshat si barmene në një kafene.

Familja e shqiptares është e njohur dhe e respektuar në vend. Ajo la pas babain e saj të quajtur Rudin, që është tepër i njohur pasi luan në ekipin e futbollit Amatori Castelmassa, nënën e saj Eva dhe vëllain, Joi.

Mesazhi që tezja e Biankës, Sara, ka dashur t’i kushtojë mbesës së saj të larguar nga aksidenti në rrjetet sociale është zemërthyes.

Lajmi i tragjedisë tronditi edhe ambientin e shkollës artistike “Munari”, studente e së cilës Bianca ishte. Kujtimi i një profesori të saj është shumë prekës.

 

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top