
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një aksident masiv ka ndodhur rreth orës 15:20 të ditës së sotme në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, në fshatin Beltojë.
Mësohet se tri makina janë përfshirë në një aksident rrugor. Konkretisht janë përplasur automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin I.Gj., 30 vjeç, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin malazez P.G., 42 vjeç dhe automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin kosovar A.B., 24 vjeç.
Si pasojë raportohet se janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve, njëri prej të cilëve, shtetasi I.Gj. është në gjendje të rëndë.
Gjithashtu janë dëmtuar gjithashtu pasagjeret me iniciale D.Gj., 54 vjeçe, O.G., 44 vjeçe dhe A.H., 25 vjeçe.
Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.…jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/