JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksidenti në Vlorë-Selenicë, policia: U dëmtua pasagjeria, ja si paraqitet gjendja e saj

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Policia e Vlorës  ka zbuluar detaje të mëtejshme në lidhje me aksidentin që ndodhi mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Vlorë-Selenicë.

Nga informacionet paraprake, mësohet se një automjet tip “Benz” me shoferin I. C., 36 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Nisan” me drejtuesin A. A., 51 vjeç.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Për shkak të përplasjes, ka marrë lëndime pasagjeria e “Nissan-it”, qytetarja me iniciale M. A., 43 vjeçe, e cila ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:30, në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, në afërsi të fshatit Armen, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin I. C., 36 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Nisan” me drejtues shtetasin A. A., 51 vjeç, ku si pasojë është dëmtuar pasagjeria e këtij mjeti, shtetasja M. A., 43 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit..jetoilumtu.al/

Scroll to Top