JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksidenti në Vlorë/ Shpejtësi skëterr dhe pluhur i zi/ Momenti kur makina përplaset me trafikndarësen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kanë dalë pamjet e aksidentit të regjistruar pasditen e sotme në rrugën Transballkanike në Vlorë, pranë Gjykatës së Apelit.

Në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë të publikuara nga OraNews, shihet makina tip “BMW”, e cila ka qenë në korsinë e kundërt dhe nga shpejtësia ka humbur kontrollin.

Ajo është përplasur me tabelat dhe trafikndarësen dhe ka përfunduar në korsinë tjetër, ku ka përplasur dhe një makinë tip “Hyundai”.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit “BMW” e cila është jashtë rrezikut për jetën. Nga përplasja është rrëzuar dhe një prej shtyllave të ndriçimit./oranews

Scroll to Top