
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, në vendin e quajtur Vajkal.
Policia ka njoftuar se një automjet, me të cilin po udhëtonte një familje ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.
Në një moment drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, ndërsa shkak dyshohet se janë punimet që po kryhen në këtë segment rrugor, ku mungon dhe sinjalistika që duhet të ishte vendosur nga firma ndërtuese.
Fatmirësisht të tre personat kanë marrë vetëm lëndime të lehta, ndërsa u dërguan në spitalin e Bulqizës.
Ndërkohë policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.