Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Pejës në kuadër të një operacioni anti-drogë ka arrestuar shatë persona në Dukagjin.
KlanKosova shkruan se aktualisht janë bastisur e 10 vendodhjeve. Këtë e konfirmoi dhe prokurori, Ersan Qavolli, i cili tha se deri tani është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e narkotivikëve dhe armëve.
“Aksioni është duke u zhvilluar në zonën e Gjakovës dhe Deçanit. Deri tani janë bastisur 10 lokacione dhe janë arrestuar shtatë persona. Po ashtu deri tani është konfiskur një sasi e konsiderueshme e narkotikëve dhe janë sekuestruar disa armë. Aksioni është duke vazhdur”, tha Qavolli.