Aksioni në Shijak, ish-komisari: Nëse zbardhet çështja e Ervis Martinajt, gjysma e drejtorëve të policisë përfundojnë në burg!

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ish-komisari i policisë, Dritan Zagani ka deklaruar ditën e sotme se nëse zbardhet çështja e zhdukjes së Ervis Martinajt, gjysma e drejtorëve të policisë do duhet të shkojnë në burg.

Deklaratën Zagani e bëri pas operacionit të policisë për kontrolle në Shijak në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit i cili rezulton i zhdukur prej datës 10 Gusht.

Ai u shpreh në “Shqipëria Live” se sa më thellë gërmon policia në këtë hetim aq më shumë zbulon rrënjët e veta të zhytura në llumin e krimit të organizuar.

“Lidhur me formën e vonuar apo si po operon policia në lidhje me ngjarjen kam dyshimet se të gjitha gjërat janë rrjedhojë e një pike të vetme.

Implikimi i thellë i policisë me krimin e organizuar dhe me rastin në fjalë. Sa më thellë që gërmon policia në këtë hetim zbulon vetveten, rrënjët e veta deri ku është zhytur në këtë llum të krimit të organizuar. Ndaj dhe gjërat zvarriten. Ata njerëz që ishin dje në krye i ke prapë drejtora sot.

Ata i kanë vartës ata që kanë hetimin në dorë. Dhe po të zbardhet kjo çështje ashtu si duhet gjysma e drejtorëve të policisë shkojnë në burg. Të gjithë shqiptarët janë të sigurt për këtë por mua m’u dha rasti me e thënë publikisht”, deklaroi ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *