Akuza nga publiku se po “marrin shembull” nga BBVA, çfarë ndodhi në BBV Kosova

Jil
Jil
1 Min Read

Konkurrentja që ka ndërprerë garën e “Big Brother Vip Kosova” për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh është aktorja Arta Selimi.

Arta ishte në nominim së bashku me katër banorë të tjerë: Vedatin, Artanin, Mbresën dhe Brunon. Ajo ishte bërë pjesë e “Big Brother VIP Kosova” që prej nisjes së këtij edicioni të parë me datën 5 dhjetor dhe ka pasur shumë debate në shtëpi, kryesisht me Xhulin.

Publiku nuk e ka pritur mirë eliminimin e Artës nga “Big Brother Vip Kosova”, duke shprehur përmes komenteve pakënaqësitë e tyre dhe duke hedhur akuza edhe ndaj produksionit.

Kjo ngjan me produksionin e “Big Brother Vip Albania”, i cili gjithashtu merr shpesh akuza nga publiku. Së fundmi produksioni i “Big Brother Vip Albania”, vendosi që të bllokojë edhe komentet nëpër postimet e tyre në faqen zyrtare, për shkak të komenteve ofenduese, bullizuese, dhe kërcënimeve që marrin familjarët e banorëve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *