Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së ka dalë në një deklaratë për mediat.
“Pavarësisht miqësisë që ka dalluar me ardhjen e tyre në kohën e luftës në Kosovë kur hapën pistat për të sjellë ndihmat humanitare, që solli reagimin e princit të Kurorës që është bërë princ i Emirateve, është krenari kombëtare në një nga vendet e pasura të planetit dhe i hyhet në mënyrën më barbare, më të shpifur, më skizofrene, nga një non-gratë, nga një llumë që çdo ditë ndot me prodhimin e tij që është llum, veshët, shtëpitë, e shqiptareve, këtë se di ça të them.
S’merrem me këto konvulsione injorante. Po ju them dhe një herë tjetër; ne nuk kemi miratuar asgjë.
Ne kemi futur për diskutim me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje strategjike. Është e mirë për të gjithë ju që jeni brez i ri.
Është investim prej 2 mld që vijnë këtu për të ndërtuar portin turistik të Mesdheut, por transformoi përgjithmonë impaktin e turizmit.”, tha Rama.