Akuzohen për shpërdorim detyre për vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ Paraqiten në seancë zv/drejtorët e policisë Elbasan

Jil
Jil
2 Min Read

 

Dy zëvëndësdrejtorët e policisë Elbasan, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre në lidhje me rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 24 prillit, janë paraqitur ditën e sotme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Albet Nushi ish drejtor krimesh  në Elbasan dhe nëndrejtor i policisë Berat është paraqitur i pashoqëruar, madje pranë gjykatës ka pire kafen me kolegët dhe më pas ka hyrë në gjykatë.

Kujtojmë se Ndaj Z. Nushi është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore së bashku me Prokurorinë e Elbasanit kanë hetuar punonjësit e policisë për shpërdorim detyre dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore. Gjykata la nën masën arrest shtëpie zëvendës drejtorin e policisë Berat Albert Nushi i cili në momentin kur ndodhi ngjarja ishte zv drejtor për krimet në Elbasan. Në po të njëjtën masë sigurie u la edhe Nikollaq Palla Zv/drejtor për rendin dhe sigurinë publike në Policinë e Elbasanit.

Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve një punonjëse policie. Pas ngjarjes, në polici u vetë dorëzua si autor i krimit Arbër Papleka, shoqërues i drejtues politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi. Papleka, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD në të gjithë vendin.

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *