
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Pesë shkolla në Shkup, sot përmes adresës elektronike kanë marrë kërcënime se në objektin e tyre është vendosur mjet shpërthyes (bombë).
Sipas MPB-së menjëherë është marrë hap për evakuimin e nxënësve dhe të punësuarve.
“Pas denoncimit, nga ana e policisë janë ndërmarr të gjitha masat për evakuimin e sigurt të nxënësve dhe të punësuarve dhe për momentin po kryhen kontrolle anti-terroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB-ja.
Sipas MIA-s bëhet fjalë për shkollat: Rade Jovçevski Korçagin, Orce Nikollov, Nikolla Karev, Josip Broz Tito dhe boro Petrushevski.
Mediat maqedonase raportojnë se policia ka evakuuar zonën e teatrit dhe Ministrisë së Jashtme, ku u vu re një prani e shtuar e uniformave blu. Në një reagim të fundit Ministria e Brendshme bën me dije se pas kontrolleve u konstatua se bëhet fjalë për një alarm të rremë dhe nuk ka asnjë rrezik për jetën e qytetarëve.
Po ashtt pas alarmit për bombë në qendrën tregtare “City Mall”, janë evakuuar të gjithë qytetarët që gjendeshin brenda objektit, njofton Express.
Në terren kanë dal ekipet e antiterrorit dhe po punojnë në zbardhjen e rastit. Policia ka bllokuar të gjitha hyrjet për tek qendra tregtare