JiL.al - Jeto i Lumtur

Alarmi/ Ekonomia shqiptare po shkon nga kriza e çmimeve te kriza e konsumit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

INSTAT raportoi ulje të fortë të volumit të qarkullimit të mallrave në pikat kufitare të vendit për muajin qershor, duke konfirmuar rënien e konsumit.

Nga një analizë e të dhënave të INSTAT për qarkullimin e mallrave, në qershor eksportet e mallrave ranë me rreth 14 për qind në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, ndërsa importet ranë me rreth 15 për qind.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Statistikat në fjalë të INSTAT lidhen me rrugët e transportit të mallrave dhe volumin e tyre. Transporti detar dhe ai tokësor janë dy rrugët kryesore. Transporti nga ajri dhe ai i rrugëve të tjera është thuajse i papërfillshëm në rastin e Shqipërisë.

Praktikisht, të dhënat e INSTAT konfirmojnë se eks portet në volum të mallrave (jo në të ardhura) kanë rënë me rreth 15 për qind, duke zbritur në rreth 373 mijë tonë në qershor 2022 nga 425 mijë tonë në qershor 2021.

Importi ka rënë gjithashtu po me rreth 15 për qind. Në qershor të 2021, në Shqipëri kanë hyrë 485 mijë tonë mallra, kundrejt 400 mijë tonëve në qershor të këtij viti.

Në të dyja rrugët kryesore të transportit, pra qoftë detar dhe tokësor vihet re rënie e fortë e volumit të qarkullimit të mallrave. Rënia e volumit të mallrave konfirmon tërthorazi rënien e konsumit për shkak të rritjes së çmimeve.

Të parët që po e vuajnë rënien e konsumit për shkak të çmimeve janë baret dhe restorantet që operojnë në sektorin e turizmit.

Në mes të këtij muaji ato thanë se në bregdet konsumi ka rënë me rreth 40 për qind në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa në zonat e tjera me rreth 20 për qind.

jetoilumtu.al/

 

 

Burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top