Një adoleshent 16-vjeçar është raportuar i zhdukur ditën e sotme nga nëna e tij në Tiranë.
Mësohet se gruaja 44-vjeçare ka bërë denoncimin në polici pasi nuk ka pasur kontakte me djalin e saj prej disa ditësh, që prej momentit të fundit kur ai u largua nga shtëpia.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.06.2022, shtetasja R. V., 44 vjeçe, ka kallëzuar se prej disa ditësh, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi A. V., 16 vjeç.
Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Jeto I Lumtur.al