Amos Zaharia flet për herë të parë për ofendimin e rëndë që i bëri Kiara Titos

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

batuta të tilla si “Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja”, “shtazë”, “p*tanë” etj, janë disa nga ato pjesët që Amos Zaharia i ka cilësuar si ‘humr i zi’.

Ajo që i vuri “kapakun” fjalëve të rënda të Amosit, ishte ofendimi që i bëri Kiara Titos, teksa debatonte me Luizin. Menjëherë pasi doli nga “BBV”, Amosi nuk e komentoi atë ofendim, duke thënë se nuk e mbante mend. Tanimë kanë kaluar ditë nga dalja e tij dhe aktori ka pasur mundësinë të shikojë videot që kanë qarkulluar.

Teksa ishte i ftuar sot në “Fun Club”, Amosi ka shpjeguar se ka qenë një moment nervozizmi dhe kjo fjalë ka dalë në sipërfaqe pa dashje.

Ndër të tjera ka kërkuar ndjesë për këtë ofendim ndaj moderatores.

“Duhet ta shikoja me lupë ça kisha thënë. Ishte një moment nervozizmi. E kam parë që e kam thënë. Nuk e dija që e kisha thënë. Ka dalë në sipërfaqe pa dashje. I kërkoj ndjesë”, ka thënë Amosi.

Kujtojmë se pas eliminimit, Amosi u shpreh se shakatë e tij janë keqkuptuar.

“Mbase këto shakatë më kanë penalizuar. Unë kam humor të zi, por gjithmonë në kontekstin e humorit. Në fund të ditës jemi njerëz, nuk jemi perfekt. Në momente nervozizmi, një ofendim i bërë nuk mendoj se është arsye për t’u penalizuar. E mbaj përgjegjësinë se nuk kam çfarë bëj tjetër. Mbaj përgjegjësi për gjërat që them jo për atë që publiku kupton. Kur bëj humor, bëj humor. Shqiptarët do të flasin gjithmonë.

Arbër Hajdari ia tha në sy, që pikërisht ai që Amosi quan humor e penalizoi.

“Të kanë penalizuar këto që ti quan humor i zi dhe kjo e Kiarës i vuri kapak,”-u shpreh Hajdari.

Zhaklina e justifikoi duke thënë se publiku i keqinterpreton gjërat, duke dalë e “larë” edhe vetë me këtë koment. noa.al

Përshëndetje, ju mund të kontriboni në këto dy linqe;

🛑

Gofundme; https://www.gofundme.com/f/te-ndihmojme-te-prekurit-ne-turqi

🛑

PayPal ; https://www.paypal.com/donate?hosted_button_id=4WVLREEXKTMFW

Scroll to Top