Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Analisti Arben Meçe tha se 32 vite më parë pikërisht në ditën kur do shpallej themelimi i PD, është tentuar t’i bëhet atentat Sali Berishës.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se lajmin e morën 1 orë para se Berisha të mbante fjalimin në tribunë, dhe në mbrojtje të tij u vunë të gjithë studentët.
Sipas tij lëvizjet e tyre bën që Berisha t’i shpëtonte atentatit.
“Më datë 12 dhjetor, u la që në darkë të bëhej mitingu ku do të shpallej themelimi i PD-së.
Unë m studentët isha aty, dhe diku nga ora 5 vijnë organet policore të kohës dhe një individ më thotë se kanë marrë detyrën për të vrarë Sali Berishën dhe duhet të mbrojtje.
Në mbrojtje të Berishës u bën një rreth studentësh për të mos lejuar ndërhyrje. Me të mbaruar mitingu jemi futur te menca e qytet studentit dhe kemi ndenjur deri nga ora 2-3 e natës deri sa ikën të gjithë, për t’i shpëtuar atentatit.
Të nesërmen shpallëm komisionin nismëtar të PD-së dhe nga ky moment ky komision është marrë me të gjithë strukturën organizative të PD-së”- tha ai./Euronews