
Rreth 4 vite më parë Edi Rama do t’i drejtohej liderit të PD, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit se nuk e kalonte dot Oqeanin, duke nënkuptuar SHBA-të.
E gjitha ishte rezultat i asaj që u zbulua nga FBI, korrupsioni i kryeministrit shqiptar ndaj një funksionari të lartë të Byrosë, i cili lobonte për interesa të Edi Ramës dhe kundër Partisë Demokratike, duke u paguar me 225 mijë dollarë për këtë shërbim.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Pasoja e të gjithë kësaj dihet, vendimi i Anthony Blinken që shpalli non grata Sali Berishën, pa prova dhe pa fakte, vetëm në bazë të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe Charles McGonigal.
Por me sa duket karma po i kthehet Ramës.
Analisti Hysni Gurra i drejtohet kreut të qeverisë me një pyetje thumbuese, pasi emri i tij rezulton në dosjen hetimore të FBI dhe sipas asaj që kanë deklaruar zyrtarët e Byrosë, çështjes do t’i shkohet deri në fund, pa kursyer askënd. syri.net/
Postimi
Se më erdhi një pyetje naive në mendje-
A e kalon dot oqeanin z. Kryeministër?
