JiL.al - Jeto i Lumtur

Anglia u ndalon shqiptarëve azil-kërkimin, gati ligji i ri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Suela Braverman, ministre e punëve të brendshme në Britaninë e Madhe pritet në javën në vazhdim të bëj publik planin për ndalimin e azil-kërkimit të shqiptarëve që mbërrijnë me gomone.

Si pas gazetës The Sun ku citohet një burim qeveritar, ndryshimet pritet të ndodhin përpara Krishtlindjes.

Janë 12.102 shqiptarë në pritje tu shqyrtohet kërkesa për azil.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Deri më tani mediat britanike kanë zbuluar se ky plan do ta përfshi Shqipërinë në listën e bardhë, duke mos-lejuar që shqiptarët të kenë të drejtë azil kërkimi.

Ky ndryshim drastik vjen në një kohë kur në 11 muajt e vitit 2022 në Angli e mbërritën me gomone mbi 12.000 shqiptarë.

Ndërsa deputetja LaburisteYvette Cooper ka deklaruar se sistemi azil shqyrtimit në ministrinë e brendshme Home Office është totalisht në kaos.

Sakaq gazeta The Sun, të cilës i referohet Top Channel,  thotë se trafikantët shqiptarë vijojnë në Tik Tok të reklamojnë kalimin e Lamanshit me gomone.

Në një prej këtyre reklamave thuhet: “ Hajde Shqipe. Kalim 1000.000 %. Rrugë kur deti te jetë 40 centimetra e poshtë. 40 persona në gomone 12 metra e gjatë. Hajde vëllezër e motra, me super çmime 3.000 stërlina”.

Deputetja e zonës së Doverit ku mbërrin emigrantët Natalie Elphincke ka deklaruar për The Sun se duhet të ndryshojë ligji në mënyrë që të tilla reklama në TikTok të konsiderohen vepër penale pasi promovojnë emigracionin ilegal./tch

Scroll to Top