JiL.al - Jeto i Lumtur

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, së shpejti drejt martesës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij, Vlera Devolli, do t’i japin fund beqarisë më 1 tetor. Edhe ky çift ka zgjedhur një ambient larg zhurmës së Tiranës për të festuar ditën e tyre të veçantë.

Burime për Kryefjala.com kanë mësuar dasma e madhe do të organizohet në një ambient afër Elbasanit.

Në dasmën e Arbrit dhe të Vlerës do të këndojnë artistët; Anxhela Peristeri, Klajdi Haruni dhe Bruno, Valbona Mema dhe Gena.

Ndonëse I rezervuar për të ndarë me publikun detaje nga jeta e tij private, në një intervistë të pak kohëve më parë, ai rrëfeu për partneren:

“Unë fillova të flisja për punën time dhe Vlerën e tërhoqi puna, arritjet që ka ‘Fundjava’ edhe më kërkoi një material të ‘Fundjavës’ përmbledhje dhe i mora adresën e emailin dhe i thashë, do ta dërgoj kur të kthehem. Më pas i kam dërguar materialin, ka filluar duke e parë, kemi filluar duke folur, po për ne nuk ka qenë e lehtë dhe vazhdon mos jetë e lehtë për shkak se Prishtina dhe Tirana janë edhe afër, por janë edhe larg, çdo fundjavë ne jemi munduar të shqyrtojmë fundjavat”.

Pak muaj më parë, Arbri dhe Vlera janë fejuar në Tiranë.

Scroll to Top