Armaldo rri gjithë natën pa gjumë nga frika prej Luizit, mendon edhe largimin nga shtëpia e BBV

Jil
Jil
1 Min Read

Nata e kaluar nuk ka qenë aspak e qetë në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Shkak u bë loja e Luizit për Armaldon dhe reagimi i fortë i këtij të fundit.

Gjatë pasdites, Armaldo i ka shkundur Luizit në dorë cigaren dhe ky i fundit tha se do të hakmerrej kur “Maestro” të jetë në gjumë, duke i hedhur diçka kur të flinte.

Kjo ka bërë që Armaldo të qendronte gjatë gjithë natës pa gjumë nga frika. Edhe banorët e tjerë kanë qëndruar pa gjumë, duke qetësuar Maestron.

Fillimisht Luizi mendoi t’i bënte një rreng me një zarf të zi, mirëpo kjo u pikas nga Maestro. Armaldo e konsideroi lojën e Luizit si një presion ndaj tij dhe iu shpreh banorëve të tjerë se dëshironte të largohej nga shtëpia.

Por, pas disa orësh negociata me banorët e tjerë, Armaldo u qetësua, pasi Luizi i premtoi se nuk do t’i bënte asgjë, pasi e pa situatën se sa shumë u rëndua psikologjikisht “Maestro”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *