JiL.al - Jeto i Lumtur

Arrestimi i djalit të El Chapos/ Karteli i drogës Sinaloa i lëshon presidentit ultimatumin: Keni 72 orë…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Karteli i drogës Sinaloa në Meksikë e ka kthyer një nga qytetet e vendit në një zonë lufte aktive pas arrestimit të djalit të mbretit meksikan të drogës ‘El Chapo’.

Ovidio Guzmán-López, 32 vjeç, i dyshuar se ishte një udhëheqës i ish-kartelit të babait të tij, u kap në Culiacán dhe u dërgua në Mexico City të enjten. Si pasojë, vendi u pushtua nga dhuna, si kundërpërgjigje e arrestimit të tij, duke sjellë të paktën 29 persona të vrarë.

Kur u mendua se gjithçka mori fund, karteli Sinaloa – një nga bandat më të mëdha të trafikut të drogës në botë – ka nisur sërish të ekzekutojë sulme të dhunshme dhe vdekjeprurëse kundër qeverisë meksikane.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

 Anëtarët e bandës kanë ngritur postblloqe, i kanë vënë flakën dhjetëra automjeteve dhe kanë sulmuar aeroplanët në një aeroport lokal.

Më shumë se 100 fluturime u anuluan në aeroportet lokale si rezultat, ndërsa të gjitha shkollat në të gjithë shtetin e Sinaloa u mbyllën të premten. Në pjesë të ndryshme të qytetit ka pasur bllokada, ndërsa banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.

Banda ka marrë zemër, aq më tepër që  një gjykatës federal në Meksikë ka pezulluar çdo proces ekstradimi ndaj “El Raton”, duke bërë që grupi i tij të lëshonte një ultimatum.

“Presidenti Andrés López Obrador ka 72 orë për ta liruar Ovidion- ose përndryshe do të fillojmë të djegim ndërtesa federale dhe pika karburanti. Ne po e dërgojmë vendin në luftë. E mban dot Biden, Meksikën e sigurtë? Ata nuk mund të kontrollojnë as burgjet e tyre. Kartelet po i thyejnë edhe burgjet.”

Arrestimi i djalit të El Chapo u kuptua si një gjest i vullnetit të mirë ndaj SHBA-së dhe për të treguar përpjekjet meksikane për të luftuar kartelet e drogës.

SHBA kishte vendosur një shpërblim deri në 5 milion dollarë (4.2 milion £) për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin e tij, si dhe atë të tre vëllezërve të tij, të cilët gjithashtu mendohet se kanë mbajtur pozicionet e tyre komanduese në grup.

Scroll to Top