Arrestohet fieraku i shumëkërkuar, ishte dënuar me 5 vite burg (EMRI)

Jil
Jil
2 Min Read

Ilir Dine, 41 vjeç, banues në Fier është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim.

Burime nga policia bëjnë me dije se Dine ishte dënuar me 5 vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, pas lokalizimit të vendndodhjes së një personi në kërkim, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacion policor të koduar “Finish”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Ilir Dine, 41 vjeç, banues në Fier”, informojnë blutë

 

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë Tiranë, me vendimin e datës 07.07.2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Në vitin 2016, ky shtetas është kapur duke shitur lëndë narkotike, në lavazhon e tij, në lagjen “16 Prilli”, Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. …/jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *