Arrestohet ish-boksieri i famshën për prostitucion dhe krim të organizur (EMRI)

Jil
Jil
2 Min Read

Pokurorët rumunë thanë të enjten se kanë arrestuar një personazh konfliktual të rrjeteve sociale dhe ish-kikboksierin profesionist Andrew Tate, nën dyshimin për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një grupi krimi të organizuar.

Tate, i ndaluar nga shumë platforma të mediave sociale për komentet e urrejtjes ndaj grave dhe gjuhën e urrejtjes si dhe vëllai i tij Tristan do të mbahen për 24 orë së bashku me dy të dyshuar rumunë, thanë prokurorët nga njësia kundër krimit të organizuar në një deklaratë pasi bastisën pronat e tyre në Bukuresht.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Vëllezërit Tate janë nën hetim penal që nga prilli. Ata nuk pranuan të komentojnë, por avokati i tyre konfirmoi se ata ishin arrestuar.

“Katër të dyshuarit … duket se kanë krijuar një grup krimi të organizuar me qëllim të rekrutimit, strehimit dhe shfrytëzimit të grave duke i detyruar ato të krijojnë përmbajtje pornografike që synohet të shihet në faqet e internetit të specializuara me një kosto,” thanë prokurorët.

“Ata kishin fituar shuma të konsiderueshme parash”.

Prokurorët thanë se kishin gjetur gjashtë gra të cilat ishin shfrytëzuar seksualisht nga të dyshuarit. Tate ka thënë se gratë janë pjesërisht përgjegjëse për përdhunimet dhe se ato i përkasin burrave.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *